Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Xhaferi ka takuar presidentin ukrainas Zelenski i cili poashtu qëndron për vizitë në Tiranë.
Sot, në Tiranë, në takimin me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, e konfirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe ukrainasit në përpjekjet e tyre për liri, paqe dhe integritet territorial.
Edhe një dëshmi për mbështetjen e artikuluar është Deklarata e Përbashkët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës që e nënshkruam sot.