11/12/2024

Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi është pjesëmarrës në vendosjen e gurthemelit të Qarkores së Tetovës.

Xhaferi në fjalimin e tij tha se projekte të tilla dëshmojnë përkushtimin e kësaj qeverie drejt investimeve kapitale infrastrukturore në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, si lidhje ndërmjet rrethinës së Tetovës me Korridorin 8.

“Jam i lumtur që sot jemi mbledhur këtu për të vendosur gurthemelin për Qarkoren e Tetovës, duke zgjidhur kështu një nga problematikat më të mëdha që i ka munduar qytetarët e Tetovës. Qarkorja është një nga projektet prioritare të qeverisë, krahas investimeve kapitale si Korridori 8 dhe 10d, projekte që do të lidhin më shume vendin tonë me rajonin dhe do të mundësojnë ifrastrukturë më moderne. Ne nuk ikim nga sfidat por përballemi dhe ta, ndaj këto investime i realizojmë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ekonominë e vendit”, tha Xhaferi.