11/12/2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Tiranë, Republika e Shqipërisë, u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para fillimit zyrtar të Konferencës së nivelit të lartë “Rritja dhe konvergjenca për Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri Xhaferi në fjalën e tij do i referohet përcaktimit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e suksesshëm të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh faktin se ky Plan potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen e tij drejt Bashkimit Evropian.

Në takimin Rajonal në Tiranë, i cili është vazhdimësi e takimit të muajit të kaluar në Shkup, marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe komisari i BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare të rëndësishme për zbatimin e Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Fokusi i bisedimeve në Konferencë do të jetë në bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e Tregut të përbashkët rajonal, me fokus të veçantë në aksionet prioritare rajonale, të cilat do të kontribuojnë në përfshirjen graduale të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të Unionit, për një integrim më të madh ekonomik të Ballkanit Perëndimor, me synimin përfundimtar zhvillimin social-ekonomik të gjithë rajonit.