24/06/2024

Shkruan: Nazmi Beqiri

“E kanmja (lakmia) e prish burrin”, thoshin, dhe ah, sikur të kishte mbetur te “ai”, burrë, por “burrin” po mbledh dhe po e zënë hapsirën, sa, nevojtarët e të përkushtuarit për familje nuk munden t’i qasen asaj. Kjo është humbja e lirisë.
“Burrin e prish edhe borxhi”. Fjala popullore (duke u bazuar nga koha kur është krijuar), nuk e ka borxhin në para, por përfshinë edhe obligime tjera të fjalës e jetës, të nderit e të gjakut, të cilat elemente borxhërore janë bartur edhe në brezëri.

Bashkaromatikët

Si komb, si etni, si popull, kemi jetuar të bashkuar, me të njejtin ligj e norma të tjera organizativo-jetësore. Kjo edhe e bën shqipen të vetme në familjen e saj gjuhësore.

Erdhen e na vranë, por ne luftuam, na ndanë, por nuk harruam. Kështu, përmes këtyre elementeve jetësore edhe kur na shpallnin të vdekur e ne rronim e jemi gjallë me nam e nishan.

Liria
Liria është e kundërta e robërisë. Në mes ka një kufi të trashë por shpesh i padukshëm.

Nga fara jonë ky kufi ishte i padukshëm nga shumë legjionarë, beglerë e vezirë, nga shumë “naçallnikë” e “poruçnikë” dhe “posllanikë”, por që, me kohë vriteshin e digjeshin, helmoheshin e rrjepeshin së gjalli nga vet punëdhënisit e tyre. Madje pati raste kur kokat u merreshin dhe dergoheshin në kryeqytete.

Këtë kufi nuk e shihnin as gladiatorët. Ata, kishin ushqim më kalorik se në shtëpi të tyre, kishin edhe gejsha e bënin orgji e ahengje. Mbase shpirtin me më shumë ua mbushte duartrokitja e arenave, kur vrisnin kolegun.

E çka qenka liria?

Mbase këto ditë po kuptohet se liri don të thotë -të kesh për të ngrënë e për të pirë me bollëk, të kesh banesë (shtëpi), të kesh familje, vend pune, të jesh shef apo drejtor, madje edhe kryetar e kuvendar. Me këto kushte, mund t’i lavdrohesh fëmijëve, tajfës së prindërve si vetja, bashkëshortës nëse është jointelektuale.

Po robëria çka është?

Epo thënë shkurt është e kundërta e lirisë do të thoshin disa.

Dinjiteti, vullneti, kultura, vlerat e trashëgimisë etnike, përfaqësimit sipas rregullave emërimit kanunor dhe në moderrnitet me kokërr (votë), etj. Po u prek në këtë tel nuk ka më liri.
Në këto norma, nuk ka qasje rregulli sportiv i boksit, që matet me të goditura e humbje vetëdije por obligimin ia japin atij që ka një kokërr më shumë.

Këto rende ndërne iliro-shqiptarët, njihen që nga kuvendi i kreshnikëve prej tridhjet përfaqësuesve e prore në jetë, me nyjen e parë obligative se: “Atdheu është barrë e të gjithëve; edhe kreshnikut prirës, edhe i burrit, edhe i fëmiut, edhe i gruas, edhe i të sëmurit, edhe i plakut. Edhe pranë këtyre ligjeve të pakaluara ende në këtë glob, do t’u shkojë mendja e të thoni –pse shkruajti!!!

Zgjedhjet parlamentare 2024

Shqiptarët nga këto zgjedhje parlamentare, po bëhen gaz i botës, duke vrapuar pas legjitimitetit duke menduar se çka ta thonë ata, çdo kush do ta marrë për të vertetë të kryer.

Po mosni mor burra e gra që jeni në këto vorbulla aktive, se këtë mirëqenie e kemi paguar me mijëra vjet burg, me maltretime fizike e psikike të panumërta, e kemi paguar edhe me gjak e jetë, me luftë.

Me një organizim luftarak të më humanit në mbase në glob, duke sjellë vendime të duhura e në mesin e të cilave edhe mos t’i vrasim as edhe ata që do të tentojnë të na vrasin (mos të vriten shpijunat) e cila gjë nuk ka për të ndodh më as edhe te ne. Ju mendoni se sdo të këtë luftë, por është rregull i politikës si mjet i fundit i saj dhe janë prishur me luftë vendimet e Stalinit, Çërçillit e Rusveltit.

Ajo sdo të bëhet, atëherë kur respektohen ligjet të cilat duhet të jenë në evulim të përhershëm drejtë hapërimit me të tjerët në glob. Vend të këtillë e kemi edhe Zvicrën, ku secili nga ju e ka dikënd të vetin, por diferenca në zgjedhje nuk matet me krena, andaj atje edhe nga gjaku ynë po garojnë në zgjedhje dhe po bëhen pjesëmarrës në shtet pa kurfar përbuzje e shitje shpirtash.

Edhe kur nuk din personi, duhet mësuar edhe nga të tjerët. Pothuaj se të gjithë partitë e këtij vendi kanë marrë emra të kohës bashkëkohore, VMRO-ja, bartë emrin e fillimshekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli doli me programin e ndarjes së këti vendi, me të cilin program nuk e kishin bazuar as në respektimin e reliefit, as në respektimin demografik e le më fusha tjera që janë norma ndërkombëtare e për kërshëri po e cekë se pa pyetur as fqinjët me të cilët kufizohemi, komunën e Likovës ia falë Kosovës dhe nga këtu fluturon në Grupçinë, duke marrë Tetovën, pa përfshirë në këtë brendi disa fshatra bashkë me Jazhincën e duke i lidhur me Leshnicën mbi Buzovcë, duke kap majen e malësisë për të dalë në Mavrovë e Rostushë.

Me pjesën tjetër që vazhdonte nga Grupçini drejt e në Forinë e Çegran, dhe në pashkëputshmëri duke dalë në Osllome dhe Zajaz, ku i lidhte me një rrip toke me Dibrën. Në pjesën e Strugës përfshihej vetëm Livadhia e Veleshta, por jo edhe Vevçani të cilën sërish e lidhte me një rrip rruge.

Edhe atëherë pati shqiptarë që pajtoheshin me këtë propozim dhe meqë ishte udhëheqëja e UÇK-së që e dogji e ndoshta për këtë arsye ata këmbëngulën e investuan në humbje të atyre njerëzve dhe të nxisin ndarjen e kufijve me revolucionin e brendshëm të tyre, a nuk nënkupton kjo se edhe të tjerët duhet të bëjnë organizata revulucionare të tilla e të bëjnë pastaj marrëveshje., për të na prish statusin që e kemi fituar në 2001. Me këso mendime e veprime, kot mickoskat e sodit e bartin atë emër të vjetër prej revulucionarësh, ngase revulucionet nuk bëjnë ndarjen e vendi, as prishjen e rendit social, as mosnjohjen e të drejtave të tjetrit, ngase në prekjen e këtyre elementeve për prishje, ska të bëjë më me revulucionarizëm, por me fashizëm. Mbase në këto mendime po e shtyjmë vet ne, duke ua zënë dyert e zyrave të shtrirë para kryetarit Mickoskit?

Por, ai është lider partie dhe duhet të mendoj për shtetin, e jo të bëj veprime çilimish që e dëmtojnë shtetin, por ai (Mickoski) besoj se do të reflektoj drejtë vlera e rregullave që e bëjnë dhe e zhvillojnë shtetin e nëse nuk reflektoj sot, do të reflektoj neser, përndryshe anëtarësia e vet do ta kthej në menaxhim të biznesit nga ka ardhur. Se kështu duke vepruar, a nuk e keni sjell situatën për penën e Fishtës i cili edhe fyen edhe nem e shanë e jep edhe flakë me penën e tij.

Në këto zgjedhje ata u paraqitën me slloganin se fituesit me votën e shqiptarëve duhet të shkojnë në opozitë dhe një pjesë e hises sonë flaturoi nga gëzimi duke dal me programin ta rrëzojmë Ali Ahmetin.

E më program zgjedhor… Nejse, por ku qëndron dallimi mes “revulucionarëve” dhe “vlenave”? Po, ka dallim. Të parët kërkonin votën që ta shembin statusin politik të shqiptarëve, kurse të dytët vetëm ta rrëzonin atë (Aliun).

A thuhet mor kështu! Po ai nuk është vezir i emruar prej sulltani e as nuk ka pashallëk të tij. Si në shtet ashtu edhe në parti, atë e ka sjellë vota dhe ju, pasi provuat që ta merrni atë post, apo ta rrëzoni atë e nuk i fituat ato (votat), e gjetët leven mickosk…

Këto që shkrova derimë tani janë lutje për të mos na shitur lirinë duke përdorur ca fjalë e fraza mbi votat dhe votuesit të cilët disa qenkan të pastra shqiptare dhe edhe pse më pak, po jepkan legjitimitetin e anën tjetër pse janë përfshi edhe disa etni të tjera, votat nuk qenkanë prej shqiptarëve. Kjo nuk është e nevojshme, ngase gjërat dihen se dallimi në vota është shumë i madh dhe se një votë e shpallë legjitimitetin dhe dihet ashiqare, por le ta marrim si gjë me vlerë sqaruese.

Atëherë, pse nuk merrën rezultatet e vendvotimit të vendeve me etni të pastërta siç është Studureka, Shutka e Vrapçishti dhe të mbyllet ky orgument i pabazë, apo vërtet mendojnë ashtu. Tek e fundit është edhe regjistri i votuesve dhe fletëvotimet.
Duke u bazuar mbi emërtimin “Lëvizje”, shihet se ata nuk i njohin mirë doktrinat politike e filozofike, madje as gjuhësore. Shikoni vet emërtimin “lëvizja”, me gjithë emrin që del VLEN, nuk e ka kuptimin që ia japin përfaqësuesit.

Ngase në kuptim fjala lëvizje ka përgatitjen e jo përfaqësimin, si Lëvizja Mosoniste, por kur është parë ky emër në pjesëmarrje zgjedhore. Frontet dhe partitë po. Dhe le këto padije, dhe kinse jeni legjitim dhe si legjitimista keni detyrim që të punoni në emër të popullit dhe të përfaqësuesve të tyre, por në këtë mënyrë të paraqitjes para tyre, nuk do t’u pranonte Mickoski andaj shikoni që ta bleni ndonjë apo disa bukëshkalë e që fituesit të mbetën në numër më të paktë.

Po ta respektojnë shqiptarët vetën, dashakeqtë e vendit dhe ne, nuk do të mund të bënin edhe asnjë hap drejtë shembjes së vlerava (statusi) të fituara, ngase brenda ligjeve janë futur (nga koha që po e përmend), ligji i konsenzualitetit, komitetit të etnive, përfaqësimi ynë në të gjitha digasteret shtetërore, por edhe ai i konasociacioneve që parasheh shumë bashkime në të gjitha organizmat shtetëror, ku puna, mbase për dikur do të bëhej mirë, por tani për tani do të bëhej lesh, ku askush nuk do të dinte ku i ka këmbët e veta… Se po të bëhej ujë, do të notohej disi në te.

Një deklaratë politike

Kjo, ju që po e quani Ali (ngase ishte prijës në ngritjen e statusit tonë në këtë vend), nuk u drejtua vetëm ju me deklaratë politike, ku u thërret që mos të prishni ligjet e marrëveshjet, mos i prishni normat natyrore të jetës së dinjitetshme, por iu dërgua të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

A nuk tregon kjo dërgesë se ai ia do të mirën këtij vendi dhe nuk e do shpërbërjen e tij as dje e as sot, dhe është i përkushtuar për mirëqenien e tij si edhe të vetën, por ama i barabart mes të barabartëve.

Në pasuesin e parë të kësaj deklarate thuhen peripecitë e vendit që nga 2001 e që u kaluan me “partneritet të sinqertë të forcave vendore politike me komunitetin ndërkombëtar”.

Ku është ai sinqeritet (si normë qytetarie në botë) sot?!! A nuk e dërguat atë “në Najsus” (thënie popullore – çoje në Nish). Në pasus përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar, ngase “fuqi të errta” nxisnin mospajtimin e maqedonasve me ne dhe etnitë e tjera e cila gjë si duket është “këmbëkryq” edhe sot.

Ndryshe ska si sqarohet tentimi i mosrespektimit të vullnetit të një etnie, për të cilën gjë, VMRO, ka dokument të shkruar edhe nga vet ata dhe nga “mbështetësit” ndërkombëtar, si Amerika dhe Evropa e Bashkuar i cili dokument mund të interpretohet vetëm në gjuhë angleze (ta kërkojnë në arkivat e veta).
Në pasusin vijues të kësaj deklarate shkruhet edhe për “Demokracia konasociative”, që përmendëm më lartë dhe shkurtë paraqitëm mundësitë e veprimit përmes këtij etablimi.

Me këtë arritje, thuhet se: “la anash propozim-idetë për strukturën dydhomëshe të Parlamentit, të konstituar mbi bazë të paritetit, apo atë të autonomisë politike territoriale”, dhe mosrespektimi i të njejtës, a nuk don të thotë se (me vetëdije apo pa të), taborri tjetër shqiptarë bashkë me kinse partner, po kërkojnë veprimet e këtilla të cilat do të na çonin në “fillim” (mos të them në najsus e as në naniçkë).

Mos po i vie kjo se “se fëmijët i hanë kumbullat e papjekura e pleqëve u mpihen dhëmbët”. Apo po i barazoni punët me thënien e Nasradinhoxhës: “po ika unë, gur mbi gur mos mbetët”. Mendoj dhe shpresoj se të këtillë nuk jeni, por nganjëher një dredhë bënë tornado, siç ndodhi edhe me atentatin e sarajevës, ku pranë qindra mijëra vrasjeve që ndodhnin për ditë, ai u bë shkak për nisjen e luftës së parë botërore.

Kjo deklaratë politike thuhet edhe kjo: “majorizim monoetnik, që shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkarisht”, i cili “bashkarisht”, përfshin edhe VLEN-in e të tjerët. Andaj ruani të arriturat kombëtare e mos mbetëni si të njëllosur të tij, ngase jeta nuk është aqë e gjatë sa të shlyni turpësit që do t’i bartni në lëkurë për gjithë jetën. Thirrni mendjes e dilni në rrugën e Zotit të Madhërishëm.