Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa fotografi nën shoqërimin e shumë qytetarëve, të cilët sot në Njesinë Rajonale të KSHZ-së në Kumanovë, kanë nënshkruar në përkrahje të Bujar Osmanit për president të vendit.
Përveç Kumanovës, një interesim i jashtëzakonshëm në përkrahje të kandidatit të BDI-së, Bujar Osmanit u pa në të gjitha qytetet e vendit.
Kujtojmë se kandidaturën e Osmanit për president të vendit e ka bërë të ditur dje kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. /indeks.mk