Kryeministri
i Kosovës, Albin Kurti ka treguar arsyen e vizitës së tij në Tiranë, me homologun
e tij shqiptar, Edi Rama.
Ai
tha se temë diskutimi kanë qenë sulmet kibernetike dhe energjia.
“Takimi
i djeshëm ka qenë drekë pune dhe shumë i mirë dhe i nevojshëm për shkak të
temës. E para ka qenë siguria kibernetike dhe isha i interesuar që të marrë
informata sidomos me veprimet e fundit atje”.
“E dyta ka qenë sfidat e energjisë në muajt në vijim, ku e dini se KEK dhe KESh komunikojnë shumë mirë dhe e dini se gjatë verës kemi dhënë rrymë”.
