0.8 C
Skopje

Kurti pas takimit me emisarët: Kosova e angazhuar për dialog parimor e me njohje reciproke

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë emisarin për dialogun, Miroslav Lajcak, bashkë me dy këshilltarët e Scholz dhe Macron, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.

Në këtë takim, siç njofton Zyra për Media e Kryeministrisë, Kurti ka theksuar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kurti ka ripërsëritur se finalja e dialogut duhet të jetë profitabile për qytetarët e dyja vendeve dhe që të përmbaje njohjen reciproke në qendër.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, raporton Express.

Takimi vije pas propozimit në letrën e përbashkët të Scholz dhe Presidentit Macron, drejtuar Kurtit që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajcak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara shpejt.