Kryeministri i Kosovës, Albin
Kurti ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me Projektligjin për Pagat
dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se më shumë se 83 për qind
e të punësuarve në sektorin publik janë punësuar me baza partiake.
“Sot jemi këtu për dy projektligje
shumë të rëndësishme për administratën shtetërore, pra Projektligjin për Pagat
dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik. Ashtu siç e kemi sqaruar në Kuvend,
hartimi i këtyre ligjeve nuk ka mundur të bëhet lehtë”.
“Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e
gjenden vendin e punës pas reformimit. Të dhënat e raportit të progresit theksojnë
se administratat publike kanë qenë të mbingarkuar nga politika”, tha Kurti.





