Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ka kërkuar nga ministrat e tij që t’i sjellin pesë arritjet që i kanë bërë dikasteret qeveritare gjatë kësaj periudhe, raporton Ekonomia Online.
Ai
tha se për këtë pas mbledhjes së Qeverisë u ka kërkuar ministrave që të prezantojnë
arritje dhe ku kanë qenë ngecjet.
“Pas
përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, kërkova nga ministrat që javën e ardhshme
të sjellin katër ose pesë arritjet e tyre gjatë qeverisjes një vit e gjysmë. Të
shohim se çka kanë arritur këto dikastere, çfarë të keqe e kanë ndalur”, tha
Kurti.
E
sa i përket veprime të “Elektroseverit”, për ndryshim të marrëveshjes për
faturimin e energjisë elektrike në veri, Kurti tha se e njëjta nuk do të
ndryshojë, raporton EO.
“Marrëveshjet
që bëhen, janë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshja e udhërrëfyesit
është implementuar dhe nuk do të ndryshohet. Ne nuk do të bëjmë marrëveshje
tjera”, tha Kurti.
LEXONI EDHE:
