05/10/2024

Zëvendës kryeministri Artan Grubi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini përvec politikës, ka folur edhe për jetën private dhe familjen.
Ai mes tjerash ka treguar edhe prejardhjen dhe mënyrën se si ka vendosur ti emërtoi vajzat.

“Babai im është marrë me arsim, njëjtë edhe mami. Numër i madhë i anëtarëve të familjes time janë marrë me arsim. Vajzën e madhe tash e kam në Universitet, është shumë e përkushtuar në mësim”, tha mes tjerash Grubi.

Foli edhe për karrierën e tij, tregoi se ku e filloi punën e parë dhe zbuloi edhe aktivitetet me Lëvizjen Zgjohu dhe bashkëpunimin me Lëvizjen Mjaftë dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kam punuar me komunitetin ndërkombëtarë. Kam pasoin gazetarin, punova në radio, u punësova në agjencionin Amerikan, më doli mundësia të punojë në Tribunalin e Hagës, pastaj ju bashkëngjita NATO-s, nga atje punova si këshilltar politik me ambasadën e Holandës, tre vite në NATO, tre në ambasadë dhe aty bëra shumë shokë, doli në skenë Lëvizja Zgjohu, që ishte e përafërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Disa diplomat më nxitnin që Zgjohun ta kthejmë në parti politike, me disa shoqata, Lëvizja Mjaftë, Lëvizja Vetëvendosje krijuam edhe platform, nuk doja që ta keqpërdorë Zgjohun, zgjodha të largohem. E kishim formuar për dicka tjetër, jo për të shndërruar në parti politike”, deklaroi Grubi.