22/07/2024

Ka mbaruar debati për seancën e 123 në Kuvend, gjegjësisht për seancën për miratimin e nevojës për ndryshime kushtetuese, përcjell TV21. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën, pas çka u revoltuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.

 

“Me që u apsolvua lista e të paraqiturve për fjalë, konstatoj se diskutimi ka përfunduar dhe këtu e ndërpres punën me këtë seancë dhe për vazhdimin do të informoheni në mënyrë plotësuese”, tha Xhaferi./tv21.tv