9.8 C
Skopje

Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 75-të

Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 75-të, në rend të ditës së cilës janë tre pika, në mes të cilave edhe rishikimi i Buxhetit dhe propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjese të territorit të vendit.

Pika e parë para deputetëve është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, në procedurë të shkurtuar, edhe përkundër që akoma nuk ka përfunduar shqyrtimi i amendamenteve për rebalancin e buxhetit për këtë vit të Komisionit amë, gjegjësisht atë për financa dhe buxhet dhe siç është paralajmëruar duhet të vazhdojë nesër.