11/12/2024

Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka zhvilluar një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian në Strasburg. Ai ka postuar në platformën “X”, ish Twitter, se ka diskutuar me eurodeputetët nga grupet S&D dhe EPP rreth procesit të dialogut dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai ka falenderuar eurodeputetët për interesimin dhe mbështetjen e tyre për integrimin e rajonit në BE. Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve të BE-së është jetik për ta realizuar këtë qëllim.