16.8 C
Skopje

Lajçaku në Prishtinë, takim i paparalajmëruar me Kurtin

Pas debatit me opozitën në kuvend, kryeministri Albin Kurti ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu ka treguar arsyten se përse Kurti nuk ka mundur të qëndronte në sallë.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti që nga ora 14:00 është duke zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Kryeziu ka shkruar se gatishmëria e Kurtit për të debatuar në kuvend nuk do të mungojë asnjëherë.