13/04/2024

Kryetari i Komunës së Haraҫinës, Ridvan Ibraimi ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për banorët dhe sportëdashësit e Haraҫinës.
Në “Facebook”, Ibraimi ka shpërndarë disa fotografi ku shifet projekti i stadium i Shkëndijës, klub që është nga Haraҫina.

Në sqarim, Ibraimi ka thënë se ky projekt shumë i nevojshëm për banorët dhe të rinjtë e kësaj komune po bëhet me mbështetje të fuqishme të Qeverisë dhe Federatës së Futbollit.

Ka edhe një thirrje për banorët dhe tifo-grupin, Shkëndijës së Haraҫinës , “Çlirimtarët”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Haraçinës, e nderuara kryesi e Klubit tonë të zemrës “SHKËNDIJA 77”, e nderuara tifozeri, të nderuar sportdashës, e nderuara rini.
Me kënaqësi dua tu njoftoj se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe tani më jemi në momentin final, fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës. Për realizimin e këtij projekti kemi mbështetje të plotë nga Qeveria e RMV-së dhe FFM-së.
Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, rinisë së Komunës së Haraçinës, kryesisë së Klubit, tifo grupit “Çlirimtarët”, donatorëve dhe të gjithë sportdashësve dashamirë të Shkëndijës që t‘na mbështesin në këtë projekt shumë të nevojshëm, e që është një kërkesë e kamotshme e të gjithë qytetarëve të Komunës së Haraçinës.
Ejani që bashkërisht të vendosim Gurthemelin e shtëpisë së Klubit tonë të zemrës.
DITËVE NË VIJIM…