4.8 C
Skopje

Lajme të mira për Inzaghin, Barella rikthehet në stërvitje

schedule17:39 – 3 Maj, 2022

Interi u stërvit ditën e sotme në prag të ndeshjes ndaj Empolit në kampionat.

Sipas “Sky”, Nicolo Barella është stërvitur rregullisht ditën e sotme dhe nuk ka shfaqur probleme. Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Udineses dhe në pamje të parë dukej si diçka e rëndë, por që nuk ishte serioze.

Bastoni mendohet se nuk do të aktiviziohet, pasi Inzaghi po mendon ta rikthejë në formën e tij më të mirë fizike dhe po e ruan për finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit./h.ll/abcnews.al