24.8 C
Skopje

Lazio “shfryn” Interin dhe merr kreun e Serie A, asnjë minutë për Asllanin, Hysaj pjesë e triumfit

schedule22:44 – 26 Gusht, 2022

Lazio ka mposhtur me rezultatin 3-1 Interin në “Olimpico”. Ka qenë Felipe Anderson ai që ka shënuar për të kaltrit në fund të pjesës së parë, duke çuar ekipin roman në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë Interi u duk mjaft i karikuar pasi në minutën e 51-të të takimit Lautaro Martinez do të barazonte shifrat.

Kur u duk sikur Interi do e kishte më të lehtë takimin, Lazio suprprizon dhe kalon sërish në avantazh në minutën e 75-të me Luis Alberton, i cili me një të djathtë nga jashtë zone shokon Handanoviçin.

Ndërkohë që në minutën e 86-të të takimit Pedro do të nxirrte nga “sirtari” një veprim spektakola brenda zonës zikaltër duke shënuar dhe golin e tretë për Lazxion.

Sa i përket dy futbollisteve kuqezinj këtë ndeshje Asllani nuk luajti asnjë minutë për zikaltrit, ndërkohë që Hysaj u aktivizua në minutën e 71-të të takimit.

Pas kësaj ndeshjeje Lazio është ngjitur në krye të Serie A.