20/07/2024

Zëvendëskryeministri i parë, njëherë edhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënije ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, i cili është angazhuar që në mënyrë solemne ta festojë 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit ka zbuluar artistin e rradhës që do të merr pjesë në “Peace Festival” që do të mbahet me 13 gusht, raporton indeks.mk

Grubi nëpérmes rrjetit social ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe rininë se në “Peace Festival” edhe kësaj rradhe do të marrë pjesë Ledri Vula, një artist tejet i pëlqyer nga rinia mbarë shqiptare dhe ajo e Maqedonisë në veçanti.

Ledri në “Peace Festival” ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar kur për herë të parë u organizua një manifestim i tillë.

Përpos tij, këtë herë në “Peace Festival”, do té marrin pjesé edhe Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ylli Limani, Bardhi edhe disa artist e kéngëtarë të tjerë nga estrada shqiptare.

Njoftimi i plotë i Grubit:

Ledri, me albumin e tij të ri “1 🐐 për ty”, bashkë me Noizy, Yll Limani, Mc Kresha & Lyrical Son në Peace Festival ‘23.

Ejani të gjithë, nga të giitha qytetet, me gjithë familjet e juaja, ta shënojmë përvjetorin e marrëveshjes paqësore të Ohrit.

📍sheshi Skenderbe Shkup
🗓️ 13 gusht 2023
⏰ 21:00