18.8 C
Skopje

Levica hap zyrë në Tetovë, dyshohet për marrëveshje me Bilall Kasamin për zgjedhje?

Levica e Apasiveit, anti BE-se, anti NATO-s, anti SHBA-së dhe anti Kosovës zyrtarisht ka hapur zyrë në Tetovë afër komunës së Tetovës. Hapja e zyrës në Tetovë dyshohet se mund të ketë marrëveshje të fshehtë me BESËN e Bilall Kasamit për zgjedhjet e këshillit me 20 Gusht të këtij viti.
BESA e Kasami bashkë me ASh-në e Selës muaj më parë u bashkuan me VMRO-në dhe LEVICËN për të rrëzuar qeverinë ZAEV, qeverinë pro BE-se dhe SHBA-së. Një marrëveshje e tillë dështoi duke mos arritur që mos të bëhen 61 deputet për të rrëzuar qeverinë Zaev 2. Bashkimi i BESËS me VMRO-në dhe LEVICËN e Apasievti dështoi edhe në rrëzimin e Talat Xhaferit për kryetar parlamenti.

 

 

Nga ana tjetër Kasami i BESËS ditë më parë u takua edhe me liderin e VMRO-së, Hristjan Mickovskit në Kodrën e Diellit.
Nuk dihet nëse këto ditë Kasami do të bëjë marrëveshje publike me VMRo-në për zgjedhjet e këshillit të 20 Gushtit dhe siç përflitet përforcime do të ketë edhe nga Apasievi i Levicës.

Ndryshe sondazhet e fundit flasin një rënje drastike të BESËS e veçanërisht në rajonin e Tetovës pasi Kasami nuk ka arritur të fillojë me asnjë projekt të premtuar në zgjedhjet lokale. Ai së fundmi ka nisur me shumë skandale duke punësuar mbi 200 militant të BESËS me kontrata fiktive duke i fshehur edhe emrat e tyre, agjenci private Xhobi 2-11./TS/