24.8 C
Skopje

“Lewandowski shënoi 4 gola kundër Realit, të shohim nëse do të vazhdojnë të qeshin”

schedule18:02 – 17 Korrik, 2022

Hristo Stoichkov ka reaguar ndaj opinionit se Barcelona ka paguar shumë për Robert Lewandowskin.

Këtë javë, katalanasit ranë dakord me Bayern Munich për transferimin e sulmuesit 33-vjeçar për 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Më vonë u raportua se shuma e marrëveshjes mund të arrijë në 60 milionë euro.

“Kur Lewandowski luajti për Borussia, Reali mori katër gola prej tij. Të shohim nëse do të vazhdojnë të qeshin [me shumën e transferimit]”, tha ish-sulmuesi i Barçës. /abcnews.al/

Hristo Stoichkov - Player profile | Transfermarkt