20.8 C
Skopje

Libri i Fatmir Toçit, Ahmeti: Identiteti i arbëreshëve pjesë e trungut kombëtar shqiptar

Kryetari Ahmeti sot mori pjesë në promovimin e librit “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit – Vështrim i shkurtër historiko – kulturor” të shkrimtarit dhe publicistit Fatmir Toçi.
Një perspektivë të dokumentuar që hedh dritë mbi rrugëtimin e arbëreshëve dhe lidhjen e tyre të pashkëputur kohore me identitetin kombëtar shqiptar, solli sot në Shkup shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Fatmir Toçi me librin e tij “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit – Vështrim i shkurtër historiko – kulturor”.
Në promovimin e këtij libri të çmuar në Komunën e Çairit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti përgëzoi autorin Fatmir Toçi që me mjeshtëri ka hedhur në letër dëshmi të identitetit të ruajtur kulturor të arbëreshëve, rolin e tyre në proceset jetike të historisë së kombit shqiptar dhe konstatimin mbresëlënës të gjurmëve arbëreshe tashmë në 534 vendbanime.
Kryetari Ahmeti e ka cilësuar librin si kontribut të vyer që do të ruajë përjetë rrënjët e identitetit të arbëreshëve si pjesë e pandarë e trungut kombëtar shqiptar.