24/04/2025

Gazetari dhe historiani, Arben Llalla ka komentuar vizitën e sotme të VLEN-it në Prekaz, duke e quajtur kështu një vizitë të turpshme sepse Prekazi ka qenë aty për 26 vite dhe këta duhej të formonin parti politike dhe të bëheshin bashkë që të kujtoheshin se ekziston Prekazi dhe familja Jashari, shkruan Top24

“Për disa shqiptar nga Maqedonia u desh të mereshin me politikë, të themelonin parti që të shkonin me turravrapin në Prekas, në varrezat e Jasharajve. Kjo është paftyrësia e tyre, sepse deri para 8 viteve as që e dinin ku binte Prekasi. UÇK e pas luftës i bëri dhe ata shqiptar bashkëpuntorë të serbëve të përulen përpara varreve të Jasharajve, të kërkojnë mëshirë tek familjarët e Adem Jasharit. Kjo është e bukura e UÇK që dhe pas shumë viteve hija e saj i tremb UDB e moçëm të viteve 1980 e në vazhdim. Prandaj UÇK duhet ta ruajmë të pastër si loti.”