Pas LSDM-së dhe VMRO-së, propozimin për zgjedhjen e presidentit me 2/3 e votave në Kuvend me badenter të propozuar nga Ali Ahmeti e ka kundërshtuar edhe gazetari kontravers dhe prezantuesi Dragan Pavloviҫ, Llatas.
Për të, një gjë e tillë është e papranueshme dhe shqiptarët i quan pakicë.
“Nuk ka asnjë vend në botë ku një pakicë mund të shantazhojë nëse do të japë apo jo pëlqimin për presidentin”, tha Llatas.
Gjatë prononcit Llatas e ka cilësuar këtë si indicje dhe temë të re, e në të njëjtin reagim ai e ka përmendur edhe UҪK-në dhe thotë se e njëjta ka ikur nga Haraçina.
“Për mbi njëzet vjet ata kanë “notuar” në UÇK-në e 2001-shit, i cili gjoja mundi ushtrinë dhe policinë maqedonase, kjo mund t’i kalonte si histori një gjermani, por ne e dinim se kush ishte pas UÇK-së që iku nga Haraçinë”, tha mes tjerash Llatas.