04/10/2024

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se në zgjedhjet e majit do ta mposhtin “përpjekjen e tmerrshme të Mickoskit”.

“Mickoski tha se puna e Qeverisë teknike do të ishte tmerr, ku gjatë takimeve do të shkuleshin flokët. Kjo është qasja me të cilën vepron VMRO-DPMNE dhe tregon se në këtë parti nuk ka ndryshuar asgjë.

“Përpjekja horror e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së do të mposhtet më 8 maj. Fronti evropian i udhëhequr nga LSDM së bashku me qytetarët do ta mposhtin gjithë tmerrin e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”, thonë nga LSDM.