14/04/2024

Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se VMRO-ja është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit.

Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat.

“Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. Është e qartë si kristali se qëllimi i tyre nuk është të negociojnë një marrëveshje të re, por qëllimi i tyre është të bllokojnë dhe të shpëtojnë karrierën e tyre politike. Mickoski dëshiron ta tërheqë vendin prapa, vetëm për shkak të ulëses së tij në Pallatin e Bardhë, ashtu siç bëri Gruevski për 11 vjet” thonë nga LSDM.

Nga LSDM shprehen të bindur se do të sigurojnë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese.