24/02/2024

Kanë nisur punimet e ndërtimit të projektit më të madh të infrastrukturës në vend që nga pavarësia, ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Me realizimin e investimit prej 1.3 miliardë eurosh, Maqedonia e Veriut bëhet udhëkryqi kryesor i Ballkanit, ne jemi të lidhur me perëndim dhe lindje, me portet e Durrësit dhe Burgasit.

Përveç rritjes së sigurisë dhe lidhjes më të mirë, ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d sjell përfitime ekonomike për kompanitë vendore”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se institucionet janë të përkushtuara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore të sigurt dhe moderne në vend./Telegrafi/