Situata humanitare në Rripin e Gazës, aktualisht i rrethuar nga Izraeli që zhvillon një luftë kundër grupit islamik palestinez Hamas, nuk mund të jetë më keq se kaq, tha sot shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Që tani e tutje nuk do të flas për një proces paqeje, por një proces për një zgjidhje me dy shtete”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
Izraeli nuk mund të ndërtojë paqen vetëm me mjete ushtarake, theksoi gjithashtu Borel, duke këmbëngulur në zgjidhjen me dy shtete.
“Cilat janë zgjidhjet e tjera që po shqyrtojnë? T’i bëjnë të gjithë palestinezët të largohen? T’i vrasin ata?” , ai shtoi. /vizionplus.tv