4.8 C
Skopje

“Luftë” brenda koalicionit ASH-AAA, përplasen Zejdi me Selën

Sot u dhanë dy deklarata para mediave rreth ngjarjeve të fundit në vendin tonë. I pari foli Skender Rexhepi-Zejdi dhe i dyti foli Ziadin Sela. Që të dy i kishin deklaratat e ndryshme nga njëri tjetri duke folur rreth nënshkrimeve të Levicës për rrëzimin e qeverisë.

Skender Rexhepi – Zejdi tha: “Nuk kemi qenë të informuar që pjesë e listës së nënshkrimeve do të jetë edhe Levica dhe për këtë ka përgjegjësi kryetari i Aleancës sepse ai ka pasur kontakt me Mickoskin”.

Zijadin Sela u shpreh: “Njeriu kur ka ndonjë hall mundohet të gjejë arsyetime të pabaza dhe gënjeshtër realisht. Kërkush nuk është fëmijë”.

Këto zënka të cilat kanë filluar brenda koalicionit ASH-AAA mund të jenë edhe nisje e prishjes së kësaj liste për rrëzimin e Qeverisë.