-1.2 C
Skopje

Lushtaku insiston në shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Po dëmtohet imazhi i vendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se skandali i raportuar i ambasadorit Martin Berishaj po ndikon në imazhin e vendit dhe raportet me shtet fqinje.

Prandaj sipas tij, në këtë drejtim Kosova duhet të ketë kujdes si shtet. Madje,
ai e sheh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen morale të Berishaj, por kërkon
shkarkimin nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, skandaloze është arroganca dhe mbrojtja që po i bëhet
ambasadorit nga Qeveria e presidentja.

“Kjo më shumë ndikon në raportet me shtet fqinje dhe në këtë pjesë duhet të
kemi kujdes ne si shtet. Ne duhet të ruajmë shtetin dhe imazhin e shtetit tonë
me shtet e Evropës dhe unë vlerësoj që është një prishje për arsye se një ndër
përfaqësuesit e shtetit që është ambasador në Kroaci është përfshirë në këtë
skandal dhe unë e shoh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen e tij morale, por më
shumën largimin nga qeveria e Kosovës për arsye se ne më të rëndësishme duhet të
kemi marrëdhëniet me shtet fqinje dhe shtet perëndimore sesa që duhet të kemi në
raport me një zyrtar publik”.

“Fatkeqësisht po e shohim se jo vetëm që nuk po e shkarkojnë, por po shohim arrogancë edhe më mbrojtjen e tij dhe mendoj që është skandaloze. Vetë arroganca e presidentes dhe qeverisë lë shumë për të dëshiruar që ata duan të kenë një marrëdhënie të mirë me shtetet fqinje”, tha Lushtaku.