24/06/2024

Bernardo Silva ka qenë prej kohësh i lidhur me klube të tjera, me Barcelonën, që duket se e bindi atë të transferohej në Spanjë verën e kaluar. Tani, siç raporton “Fichajes.net”, ata që janë vërtet të interesuar për sulmuesin portugez të Manchester City janë parizienët. PSG synon të forcohet me një yll, pasi disa lojtarë i kanë zhgënjyer pritshmëritë.

“Qytetarët”, pavarësisht se e kanë pikë referimi në lojën e Pep Guardiolës, nuk e përjashtojnë largimin e tij apriori edhe pas rinovimit të kontratës. Me një klauzolë 60 milionë euro, ai mund të largohet.

Luis Enrique nuk është ende i sigurt se do të qëndrojë në “Parc des Princes”, por tashmë i ka dhënë dritën jeshile operacionit, i cili ka dakordësinë e të gjithëve në kryeqytetin francez. Do të ishte e vështirë të imagjinohej e kundërta duke pasur parasysh cilësitë e jashtëzakonshme të ish-lojtarit të Monaco.

PSG ka besim se do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje për Bernardo Silva dhe është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat financiare të Manchester City. Për lojtarin e lindur më 1994 do të ishte rikthim në Ligue 1, gjë që do ta lehtësonte edhe përshtatjen e tij në Francë. Ai aktualisht ka bërë 28 paraqitje këtë sezon për Guardiolën në Premier League, në të gjitha garat, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 4 asiste.