14/04/2024

Së fundmi ekipi i Scoop-it ka bërë një analizë se cilët janë kryetarët më të pasur dhe cilët janë kryetarët “më të varfër” në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë analizë raportohen disa nga emrat e njohur si kryetarët më pak transparentë, ata që nuk kanë vlerë të deklaruar për pjesën më të madhe të pasurisë/pronës së tyre.

Nga kryetarët shqiptar është përmendur Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Ai ka deklaruar pronë, por për të njëjtën pronë nuk është deklaruar vlera, me pak fjalë llogaritet si të mos ketë deklaruar asgjë. Ai ka treguar se ka pasuri të paluajtshme në emër të tij për të cilat nuk thuhet saktësisht se për çfarë patundshmëri bëhet fjalë, janë raportuar edhe aksione pa vlerë, teksa për gjendjen e llogarisë së transaksionit ka deklaruar se gjendja është rrjedhëse. Poashtu ka përmendur se prindërit e tij kanë tokë ndërtimore dhe një të tretën e një pompë karburanti.

ГРАДОНАЧАЛНИКОТ НА РОСОМАН НЕ ПРИЈАВИЛ ИМОТНАТА СОСТОЈБА, А 15 ДРУГИ ПРИЈАВИЛЕ ИМОТ, НО НЕ И ВРЕДНОСТ ВО НЕГО