09/12/2024

Maqedonia ka bërë një hap historik për të zgjidhur problemin e personave pa shtetësi në vend, duke miratuar ndryshime në ligjet për vendbanim dhe letërnjoftime. Këto ndryshime do t’i mundësojnë rreth 700 personave që nuk kanë dokumente identifikimi të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore.

Ndryshimet ligjore janë rezultat i një seance mbikëqyrëse të organizuar nga Komisioni i Sistemit Politik në shkurt të këtij viti, ku Kuvendi mori konkluzione për zbatimin e Ligjit për Regjistrin Civil. Me këtë ligj, çdo fëmijë i lindur në territorin e Maqedonisë duhet të regjistrohet në përputhje me nenin 4a.

Me këto ndërhyrje, Maqedonia është vendi i parë në Evropë dhe në botë që ka vendosur për statusin e pashtetësisë, duke respektuar të drejtat elementare të njeriut. Kjo është një garanci se situata me personat pa shtetësi nuk do të përsëritet në vend.