03/10/2024

Zv. kryeministri Bojan Mariçiq ka prezantuar një plan ambicioz për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Këto korridore do të sjellin zhvillim rajonal, vende pune dhe investime të reja në vendin tonë. Është një projekt shumë i rëndësishëm për të lidhur lindjen dhe perëndimin e vendit. Do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit, duke hapur mundësi të reja për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja pune.

“Me ndërtimin e një lidhjeje të re moderne rrugore në lindje dhe perëndim, ne po sigurojmë gjithashtu zhvillim të balancuar rajonal dhe lidhje me portet në Durrës dhe Burgas për eksport të shpejtë dhe të lehtë të produkteve të Maqedonisë dhe për import të mallrave dhe pajisjeve për kompanitë vednore”, theksoi Mariçiq.

Mariçiq gjithashtu ju foli edhe për autostradën Kumanovë – Strumicë e cila do të realizohet këtë vit me dhe investimi i të cilës do të jetë 12 milion eurosh në kuadër të Korridorit 8.

“Ne e dimë se ky është edhe një nga hapat e nevojshëm për të përmbushur qëllimin, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030. Si mbrojtës të vlerave evropiane, kjo Qeveri nuk ndërton projekte për pikë politike siç është bërë herët e tjera. Ne po ndërtojmë projekte infrastrukturore që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë, një standard më të mirë dhe një të nesërme më të mirë për të gjithë ne”, tha Mariçiq.