25/06/2024

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq gjatë takimit me Komisarin për Zgjerim Oliver Vajrheli la ngelur në qendrimin se anëtarësimi në BE mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme për Qeverinë dhe sepo bëhen të gjitha përpjekjet që Maqedonia e Veriut të mbetet në procesin e negociatave dhe të avancojë me vendet e tjera të rajonit.

Në takim, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, paralajmëroi Raportin e ri për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, për të cilin tregoi se në këtë fazë të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, do të vendosë synime shumë më të larta si dhe udhëzimet në Udhërrëfyes për përmirësimin e rezultateve në të gjitha fushat.

Në takim u shqyrtua edhe plani i ri i BE-së për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor, me të cilin bashkëbiseduesit ranë dakord se është një mesazh i mirë dhe i fortë për rajonin se duhet të përgatitet më shpejt për anëtarësimin në BE dhe me hapa konkretë në thelb të shkojë drejt integrimit të plotë në Bashkimi.

Planet e BE-së dhe përkushtimi ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, sipas Mariçiq, e bëjnë anëtarësimin në BE tëarritshëm dhe realist për ne dhe se duhet ta shfrytëzojmë këtë moment pozitiv politik, sepse pasi sipas tij kjo është një mundësi që nuk dihet se kur dhe nëse do ta kemi përsëri.

Zëvendëskryeministri Mariçiq u takua edhe me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman dhe Komisionerin Evropian për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn, në Forumin dyditor Global Gateway”, të organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të mbajë edhe një fjalim hapjeje./KlanMacedonia