0.8 C
Skopje

Marotta: Futbolli i sotëm nuk ka asgjë të sigurtë, humbën vetëm një betejë, por jo luftën!

schedule16:59 – 28 Prill, 2022

Administratori i Interit, Beppe Marotta, në eventin  që është mbajtur në “San Siro”, ka folur për humbjen e mbrëmshme ndaj Bolognas, humbje që me shumë gjasa do të ndikojë edhe në titullin kampion, pasi tashmë Milan është dy pikë më shume së zikaltërtit.

“Është e qartë që si njeri i sportit buzëqesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Kjo është pjesë e lojës, humbëm një betejë por jo të gjithë luftën. Duhet të mbledhim forcat sa më shpejt që të jetë e mundur, jemi të mërzitur, por jo në depresion.

Mungojnë edhe 4 ndeshje, të shohim se çfarë do të ndodhë. Futbolli i sotëm nuk ka asgjë të sigurtë. Sot skuadra që nuk ka asnjë objektiv mund të fitojë”, ka thënë mes të tjerash Marotta. /f.a/abcnews.al