Projekti i USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit filluan trajnimet për edukimin mediatik të destinuar për mësimdhënësit e grupeve kasore (klasa 1-5) dhe mësimdhënësit e gjuhës amtare nga klasat 6-9 në arsimin fillor. Trajnimet do të zgjasin deri në fund të muajit marsit të vitit 2024 dhe do të përfshijnë të gjitha shkollat fillore në vend, ndërsa realizimi i tyre tanimë po zhvillohet në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke. Nëpërmjet mbështetjes së projektit, gjatë këtyre 6 muaj do të realizohen më shumë se 250 trajnime dhe do të trajnohen mbi 8500 mësimdhënës në të gjithë vendin.
Gjatë periudhës të implementimit të trajnimeve, Ministria mbështet BZHA-në dhe Institutin Maqedonas për Media (IMM) në përgatitjen e instrumenteve për monitorimin në terren të realizimit të trajnimeve dhe ndjekjen në faza të futjes së edukim mediatik në mësimdhënie. Monitorimin do të realizohet nga mësimdhënësitë dhe këshilltarët të cilët zhvillojnë trajnimet për kolegët- mësimdhënësit.
Trajnimet e ndjekura nga mësimdhënësit mbulojnë segmente të ndryshme të edukimit mediatik, të cilat për nxënësit janë paraparë në programet mësimore të gjuhës amtare në arsimin fillor.
Një pjesë e temave që trajtohen në trajnimet e mësimdhënësve kanë të bëjnë me llojet e medieve dhe karakteristikat e tyre, rolin e medies, gazetarinë dhe standardet etike; sfidat dhe rreziqet e medieve sociale; qasjet në lidhje me kontrollin dhe verifikimin e informacionit dhe përmbajtjes, si dhe analizën e përmbajtjes dhe krijimin e produkteve mediatike nga ana e nxënësve.
Organizimi i vazhdueshëm i trajnimeve është e vetmja mënyrë për të përforcuar kom-petencat profesionale të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkolla, si hallkë kyçe në procesin edukativo-arsimor nga i cili varet më së shumti cilësia e gjeneratave të ardhshme.