04/10/2024

Studentët që plotësojnë kushtet e Thirrjes Publike mund të marrin subvencione për ushqimin. Shuma shtesë do të jepet në bazë ditore dhe mund të përdoret në markete, restorante dhe furra. Pagesa bëhet me kartelën e dedikuar të Bankës Shparkase. Shuma ditore nuk paguhet gjatë pushimeve verore.

Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në bazë ditore, studentët mund të blejnë ushqime në markete, restorante, furra dhe nga persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Mjetet mund të përdoren vetëm me kartelën e dedikuar të pagesës nga Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.

Shuma ditore përdoret nga e hëna në të shtunën, ndërsa nuk paguhet gjatë pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor. Ndryshimet ligjore dhe bashkëpunimi me organizatat studentore kanë adresuar sfidat e mëparshme dhe kanë siguruar shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të mjeteve sipas qëllimit të parashikuar nga shteti.

MASH-i e rikujton studentët se mundësia për subvencionim të racionit është e hapur çdo muaj nga data 1 deri në datën 7. Aplikimi bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.