Studentët e viteve të dyta dhe më të larta, të cilët kanë humbur afatin e parë të aplikimit për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar studentor për vitin akademik 2023-2024, mund të dorëzojnë aplikimin prej datës 1 deri më 5 shtator.
“Aplikimi bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe pas përfundimit të afatit për regjistrim kandidatët do të marrin njoftim. Mandej, nga Sparkase Bank, si bankë me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës, studentët do të thirren për të lidhur marrëveshje për hapjen e llogarisë së veçantë, në lidhje me kartelë pagese të dedikuar përmes së cilës do të mund të përdorin vetëm fondet” kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Aplikimi për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk kanë regjistruar në semestrin veror do të zgjasë, prej datës 27 shtator deri më 2 tetor
“Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson jetën e të rinjve gjatë studimeve. Mbështetja financiare prej 140 denarë në ditë është e dedikuar për blerje të ushqimit të shëndetshëm, të cilin studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime”, thekson MASH-i.