6.8 C
Skopje

Max Verstappen i pari në “Sprint Race”, lë pas Ferrarin e Charles Leclerc

schedule19:43 – 22 Prill, 2022

Max Verstappen ka triumfuar në provat zyrtare para garës së Imola. Kampioni i botës në fuqi regjistroi kohën më të shpejtë, duke lënë pas Charles Leclerc që kryeson pas tre garave të para në Formula 1.

I treti do e nisë Lando Norris, i ndjekur nga surpriza Kevin Magnussen. Ai do të niset i katërti në “Sprint Race” që do të zhvillohet nesër.

Nga rreshti i tretë nisen Alondo e Ricciardo, kurse piloti tjetër i Ferrarri, Carlos Sainz, që starton nga vendi i dhjetë. Kohë jo e mirë për Lewis Hamilton, i cili regjistroi kohën e 13-të më të mirë.

“Sprint Race” do të zhvillohet nesër dhe nga vendi i parë deri në të tetin pilotët do të marrin pikë, duke nisur nga 8 pikë e duke zbritur deri në një për vendin e tetë.

Nga “Sprint Race” do të përcaktohet edhe si do të nisen pilotët në garën e të dielës. / abcnews.al