24/06/2024

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites.

Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.

Sipas GJKKO, duhet të zëvendësohet me një tjetër mbrojtës të listës së avokatëve kryesisht. “Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am.”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Duket se po zgjat pak kohë seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për Berishën, ndërkohë që sot mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe cili do të jetë avokati tjetër kryesisht.