13/04/2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njëherë edhe kandidat për president nga “Fronti Europian”, ka marrë pjesë në takimin ministrorë të NATO-s në Bruksel.

300x250

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Osmani ka shpalosur edhe agjendën e mbledhjes.

Pika e parë për të cilën është diskutuar është përshpejtimi i proceseve integruese europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në mbledhjen e njëjtë është shënuar edhe 75 vjetori i formimit të Aleancës dhe sukseseve e sfidave të shumta ndër vite.

Njoftimi i plotë:

Takim Ministror i NATO-s në Bruksel

Përshpejtimi i proceseve integruese europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor është thelbësor dhe i domosdoshëm për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë.

Shënimi i 75-vjetorit të formimit të Aleancës dhe sukseseve e sfidave të shumta ndër vite

Anëtarësimi i Suedisë në Aleancë si konfirmim se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e gjallë dhe e mirë dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit transatlantik.