15.8 C
Skopje

Mbyllen votimet në Greqi/ Sipas exit poll-eve Mitsotakis siguron fitore të gjerë! Demokracia e Re triumfon me 11% ndaj SYRIZA-s

Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19 të së dielës.

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë përqindje në zgjedhje.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras .

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE pritet të mbledhë nga 6% në 8%./m.j