22/01/2025

Përveç keqmanaxhimit financiar më Ndërmarrjet Publike, kryetari i Komunës së Gostivarit tashmë të njejtat i ka vendosur totalisht në shërbim të propagandës së tij politike.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi ku shihen automjete të Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” duke vendosur banera reklamues të VLEN-it…

Kujtojmë se shërbimet e Ndërmarrjeve Publike paguhen nga qytetarët e Gostivarit, nga të gjitha etnitë pa dallim, ndaj ky veprim është keqpërdorim për shërbime të fushatës nga kryetari Taravari.