7.8 C
Skopje

Mediat greke për dorëheqjen e Zaevit

Dorëheqja e Zoran Zaevit si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së është ndër lajmet kryesore në mediat greke që nga mbrëmë vonë, të cilat e transmetojnë informacionin pa analizuar shtesë apo komentuar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Dorëheqje e Zaevit pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale”; “Zoran Zaev: Të nesërmen në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes – Jo “për zgjedhje të parakohshme”; “Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev jep dorëheqje”, janë disa nga titujt në mediat greke.