17.8 C
Skopje

Mediat shqiptare për dorëheqjen e Zoran Zaevit

Mediat në Shqipëri të cilat vazhdimisht kanë informuar për fushatën zgjedhore në rrethin e parë dë të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, sot theks të veçantë i kanë kushtuar dorëheqjes së kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Në mediat shqiptare titujt më të zakonshëm janë “Humbi zgjedhjet, Zoran Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së”, “Humbje e thellë në zgjedhjet lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut jep dorëheqje”“Dështimi në zgjedhje, dorëhiqet Zoran Zaev”“Humbi zgjedhjet lokale/ Zoran Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së: Në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re”.