05/11/2024

Miliarda denarë ose miliona euro janë derdhur nga xhirollogaria e Komunës së Tetovës në llogari të dy kompanive të afërta me Bilall Kasamin

Ky është dyshimi i fundit për të cilin, një qytetarë ka alarmuar dhe denoncuar në adresën elektronike të portalit tonë, indeks.mk.

Denoncuesi që dëshiron të mbetet anonim, thotë se Kasami ka shpërndarë, mbi dy milion euro kompanive të cilët e ndihmuan në zgjedhje lokale.

E për të dëshmuar këtë, denoncuesi në adresën tonë ka dorëzuar disa dokumente dhe një skemë që sipas tij, është përdorur nga ana e kompanive, për të përfituar milionat nga ana e Komunës.

Kompania e parë sipas denoncimit është, Shoqata për Ndërtim, Transport, Tregti dhe Shërbime, “Ereu Trans”, e formuar në vitin 2021, me seli në fshatin Poroj të Tetovës, e cila nga Komuna, ka fituar dy “tendera”, njëri prej të cilëve 9,999,999.68 milionë denarë dhe tjetri me shumë prej 67,357,818.46 milionë denarë.

Kompania e dytë që po ashtu ka fituar në disa thirrje publike të bëra nga Komuna e Tetovës është Shoqata për hotelieri dhe shërbime hotelierike “Ekopeu”, Tetovë.

Sipas denoncuesit, kompania “Ekopeu” ka dalë fituese në gjithësej, gjashtë thirrje publike të Komunës së Tetovës dhe si rrjedhojë në thirrjen e parë, ajo ka fituar 35,858,687.24 milionë denarë, në thirrjen e dytë, 2,656,180.00 milionë denarë, të të tretën 2,255,605.40 milionë denarë, të katërtën 1,999,999.70, milionë denarë, të pestën 2,868,752.28, milionë denarë dhe në të gjashtën 3,466,250.00 milionë denarë.

Kompania e parë, “Ereu Trans” udhëhiqet nga Xharie Bajrami, kurse kompania e dytë po ashtu udhëhiqet nga një grua me mbiemër të njëjtë, Habibe Bajrami.

Denoncuesi i indeks.mk, njofton që kompanitë e lartë-përmendura mund të janë hapur nga pronari i kompanisë, “Mujo Bau” që në zgjedhjet e fundit lokale raportohet që ka ndihmuar në masë të madhe Kasamin.

Sipas denoncuesit, për mos të rënë në sy, pronari i “Mujo Bau” ka vendosur që për udhëheqës të kompanive në fjalë ti emërtojë gratë e familjes.
?mibextid=onwyNj