19.8 C
Skopje

Mehaj në raportim në Kuvend: Planifikojmë të hapim konkurs të ri

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj,
ka raportuar sot para anëtareve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe
Mbrojtjes.

Në raportim me ministrin Mehaj
ishin edhe pjesëtare të tjerë të ministrisë së mbrojtjes, sekretari i ministrisë
Selvador Elmazi, si dhe gjenerali Gëzim Hazroll, si dhe gjenerali Nazmi
Brahimaj, si dhe stafi tjetër mbështetës.

Ministri Mehaj e filloi raportimin
e tij, duke përmendur disa nga të arriturat e kësaj ministrie.

Ai po ashtu foli edhe për planet e ministrisë që ai e drejton. Mehaj më këtë rast ka bëtë të ditur se po planifikojnë që të hapin konkurs të ri, si dhe të blejnë pajisje ushtarake.

“Planifikojmë të hapim konkurs të ri, blerjet ushtarake, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura më planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi fmc, si është rasti për blerjet e dronit, dhe jemi duke pranuar dinaxion nga fmf. Sfidat dhe pengesat gjatë mandatit, 3 vitet e fundit kanë qenë sfida për secilin, përballja me COVID-19. Ne kemi vazhduar me planifikimet dhe vaksinimin e komplet ministrisë së mbrojtjes që të mos ketë efekt më planifikimet tona”, u shpreh Mehaj, raporton “Ekonomia Online”.

Ai po ashtu foli edhe për raportin e punës së tij.

“Detajet lidhur me temat që keni kërkuar janë përshkruar në raportin me shkrim që e keni pranuar. Në vazhdën e raportimit do i preki disa tema. Do të fokusohem në aktivitetet kryesore 2021, plani kryesor 2022, si dhe planifikimi dhe zbatimin e dokumenteve strategjike, sfidat dhe pengesat në ushtrimin e mandatit..” “Arritjet dhe sukseset në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Buxheti më i lartë ndonjëherë me 102.3 milion euro, avancimi bilaterale me shtetet aleate, rekrutimi i 849 ushtarëve të rijnë, transparencë në rekrut rim. Kur të ceki civilët është me rëndësi çfarë civilë kërkojnë, do të jenë civil specialist prej inxhinierit mekanikut, mjekut, infermierët. Aktivitetet kryesore,  fokus i veçantë për mua është rritja e transparencës dhe llogaridhënies. Prandaj, ju kemi mbajt të informuar me raporte të njëpasnjëshme po edhe publikun e gjerë. Rëndësi i kemi kushtuar dhe bashkëpunimit bilateral, si ushtrime, trajnime e pjesëmarrje në forume të sigurisë, bashkëpunimin me shtetet tjera në fushën e diplomacisë ushtarake”, ka thënë Mehaj.

 “Situata në Ukrainë ka ndikuar në reduktimin e
vizitave, takimet kanë vazhduar përmes vtc”.

Ministri Mehaj përmendi disa nga takimet me homologët, si me atë të Austrisë, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut.

“Nesër do të kem edhe vizitë edhe nga ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë. Me të gjitha këto takime kam kërkuar që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO,  në çdo takim kam theksuar që Kosova dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ne jemi krahë aleatëve”.

“Synimi unë është anëtarësimin në
ANTO dhe këtë mund ta arrijmë me një ushtri që përmbush kriteret. Në kudër të këtij
synimi është formuar grupi ndërinstitucional për procesin e partneritetit për
paqe kryesuar nga ministrja e punëve të jashtme dhe kemi formuar një trup të veçantë
në ministrinë e mbrojtjes.”

“Planet kryesore 2022 janë përshkruar
në dokumente zyrtare që e keni pranuar me shkrim, për çfarëdo plani që ju
intereson mund t’ju prezantojmë gjatë një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes”. “Çështja
e buxhetit, shuma në total e ministrisë është 60% më e lartë me vitin e kaluar.
102.3 milion”.

Ministri Mehaj tutje ka thënë se
kanë pasur pesë rekomandime nga zyra e auditorit, ku katër janë të realizuara
dhe një është në proces.

 Ai po ashtu ka thënë se ka edhe informacione të tjera, mirëpo sipas tij një gjë e tillë duhet të bëhet në seancë të mbyllur.

“Kemi edhe disa info shtesë që konsiderojmë të nevojshme me i nda me juve, por në seancë të mbyllur”.

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje!,
Enver Dugolli, e pyeti ministrin Mehaj për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Projekti i shërbimit të obligueshëm
ushtarak ka qenë premtim elektoral dhe atë qysh në Qeverinë Kurti I. Në atë kohë
ministri Quni kur ishte qeveria Kurti I, pati filluar me këtë ide, patën nënshkruar
një koncept dokument dhe pastaj nuk e di deri ku ka shkuar. Gjatë këtij viti a
ka pas lëvizje në këtë drejtim për zhvillimin e kësaj ideje”, pyeti Dugolli.

Në përgjigjen e tij ministri
Mehaj, ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe janë duke u koordinuar
edhe me ministritë e tjera.

 “Së pari ju informoj se përmes punimeve ushtarake
ndërlidhet çdo veprim me strategji… aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore
sa i përket edhe shërbimit ushtarak, pra një vlerësim që do të bëhet. Unë e shoh
që në të ardhmen Kosova duhet ta këtë edhe rezervë ushtarake. Këtë drejtim kam
punuar që të shohim mundësinë dhe jemi një grup punues që d të shohim mundësinë
si me shti lëndën e sigurisë mbrojtjes dhe paqes në shkolla, në mënyrë që të ketë
një edukim prej një… në shkolla, qysh e jep ndihmë e parë, si reagon në
termet e rreziqe. Në atë drejtim jemi duke punuar, jemi në bisedime edhe me ministritë
të tjera”.

Dugolli po ashtu pyeti edhe për
numrin e pjesëtareve rezervë.

“Rezerva vullnetare tash po del
ide e re. Ligji aktual e parasheh edhe rezervën. Ku jeni në plotësimin e
zbatimit të këtij ligji. Thuhet në ligj se 3000 ushtar duhet të jenë rezervë.
Me sa kam informacion ju keni ngec”.

Ndërkaq, gjenerali Nazmi Brahimaj,
ka thënë se s’ka ngecje në këtë aspekt dhe se janë në fazat e zbatimit afatgjatë.
“Në 3 vitet kaluara e dini që janë pezulluar dhe jemi duke punuar në ligje të
reja”. “Nëse flasim për 3000 pjesëtar rezerve duhet me fol për vitin 2028, nuk
kemi ngecje jemi në fazat e zbatimit afatgjatë”, ka thënë Brahimaj.

Ministri Mehaj, ka thënë se fokusi
i tyre ka qenë në ngritje të forcave rezervë.

 “Fokusi jonë ka qenë në ngritjen e forcës po
edhe rezerva është një pjesë e ngritjes së forcës. Forca për mbrojtje, tani
edhe rezerva do të vie”.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e
përgëzoi ministrin për sukseset që ka arritur ministria e mbrojtjes

“Kapiten që kanë dhënë dorëheqje, konkursi në Policinë e Kosovës. Shumë pjesëtar kanë aplikuar. E di që në Ferizaj 5 ushtar të FSK-së kanë aplikuar dhe kanë kaluar dy faza. Mendoj se nuk është mirë që të kalojnë nga FSK-ja në Polici. Ne e dimë që kemi rënie drastike për me apliku”.Qalaj e pyeti ministrin Mehaj nëse ka premtuar për rritje të pagave.

“Besoj që me Ligjin për Paga ka me
e rregullu këtë punë. Ligji i pagave është mjaft kompleks, është hera e parë që
ka mu bë. E ka provuaar Qeveria më herët,  kushtetuesja e ka ndalu. Të bëni të pamundur që
të kenë paga e kushte më të mira. Se sytë i kemi në ushtri”, tha Qalaj.

Kurse, ministri Mehaj në përgjigjen
e tij ka thënë se nuk ka premtuar për rritje pagash, porse po punojnë në këtë
drejtim.  “Për pagat, e kemi hartuar se
si e shohim ne reitjen e pagave”.

Mehaj theksoi se kanë trupa
rezerve. “Kemi rezerva dhejemi të gatshëm me mbrojt vendin”.

Kurse, deputetja Shqipe Mehmeti-
Selimi, shtroj tri pyetje për ministrin Mehaj.

“E dimë që në FSK është një proces
i gradimit për gjeneralët. Në çfarë faze është ky proces, a ka transparencë të mjaftueshme.
Pyetja dytë, për bazën ushtarake në Mitrovicë, në çfarë faze është ndërtimi i kësaj
baze. Pyetja e tretë për fondin për sigurinë. Ka pas thirrje nga opozita që të
mos mbështetet ky fond, a ka krijuar mëdyshje në ndihmën e qytetarëve të Kosovës
për këtë fond”.

Ministri i Mbrujtjes Armend Mehaj,
është përgjigjur. “Gradimet, kjo është vërtetë një proces momentalisht. E kem
qu propozimin, për më shumë detaisht flet gjeneral Hazrolli pasi është pjesë e
bordit”.

Lidhur me këtë gjenerali Gëzim Hazroll, ka thënë se janë dy faza të
gradimit.

“Kemi dy faza të gradimit të gjeneralëve.
Bordi është në proces jemi duke respektuar të gjitha rregulloret. Kemi kryer
pjesën e parë të rekomandimit dhe vlerësimit të kandidateve. Tani është detyrë
e komandantin të FSK-së dhe ministrit që të marrin hapat tjerë”.

Kurse, lidhur më këtë u përgjigj
edhe ministri Mehaj.

“Për momentin fokusi jonë është
defender 23… orientimi i ndërtimeve është në atë fazë, përveç ndërtimeve tjera
që janë në ndërtim e sipër. Fondi i sigurisë është hap qe një muaj e gjysë, afër
dy muaj. Kjo është hap prej rrethanave gjeopolitike që ndodhi në situatën
aktuale në mbarë botën. Besoj që është veprim i duhur nga qeveria. Fondi është krijuar
me iniciativë të përbashkët, i nënshkruar nga kryeministri. A është e nevojshme,
po?!. Forca, ushtria dhe policia prodhojnë siguri. E dimë që na u ka shtu
buxheti, për mi rrit kapacitetet dhe nevojat është e nevojshme, çdo buxhet
shtesë. Ai qe punon kundër këtyre veprimeve ai duhet me mat veten mirë, nuk është
mirë me qenë anti- shtetëror”.

Ndërsa, deputetit i LDK-së Anton
Quni, ka përmendur luftën në Ukrainë dhe ka pyetur se a aknë menduar që të
nxjerrin mësime nga Ukraina.

 “Unë dua të ndërlidhem me situatën në Ukrainë.
Ne kur dëgjojmë për këto avancime e procese që po bëhen në ministri me të vërtetë
po krijohet ndjenjë e mirë. Por situata në Ukraine na tregon një realitet tjetër.
Një realitet ku përmbysen shumë tepri, përmbysen edhe konceptet e një ndër
shteteve e ushtrive më të fuqishme në botë, që kanë kuadër, rezerva e qëndrueshmëri
po ja që prape sfidohen nga një art e shkencë ushtarake që kërkon me të vërtet
shumë. Tani, pasi jemi në procesin draftimeve e dokumenteve strategjike, a keni
menduar që të nxjerrin mësime të mësuara nga lufta në Ukraine. Shtetet që i kanë
kapacitetet, dërgojnë analiste, studiojnë se çka po ndodh atje. Ne nuk i kemi
ato mundësi, por me aq sa kemi a do të mundemi me marrë mësime që pastaj do ti’
përdorim në dokumentet tona strategjike, stërvitje, aplikimin e teknikave, pastaj
me diskutua për mobilizime etj etj.”

Mehaj në përgjigjen dhënë Qunit,
ka thënë se ka marrë iniciativë që lënda e sigurisë dhe paqes të futet në
shkolla.

 “Do tepri ushtarake kanë ra poshtë dhe janë
sfiduat edhe përmes luftës në Ukraine. Iniciativa kam marr se lënda e sigurisë
e paqes është e domosdoshme të futet në shkolla. Të dihet qysh reagon e vepron
për çfarë do emergjencë. Jem duke e punuar konceptin për rezervë vullnetare,
duhet me pas afër 20 mijë vetë që duhet me mbrojt vendin po edhe të stërviten”.