-0.2 C
Skopje

Merr fund miqësia? Fifi “harron” tatuazhin dhe surprizën që do të sillte me Donaldin, paralajmërimi për padi


Pak muaj pas përfundimit të Big Brother, Donald Veshaj u rikthye në ekran me emisionin “Më lër të flas”, që e moderon bashkë me binjakun e tij. Situatat e krijuara brenda shtëpisë së famshme ishte fokusi i fillimit të puntatës së parë. Nuk kursyen as ironitë dhe batutat për atë që ka ndodhur gjatë katër muajve.

Mirëpo, një skeç që Donaldi bëri bashkë me Mozzik-un, i cili ishte një ndër të ftuarit nuk është pritur mirë nga Fifi. Donaldi hyri dhe njëherë në shtëpi për t’i bërë reperit një “tur” rreth saj. Kjo vinte në kuadër të asaj që ndodhi kur Mozzik hyri në BB dhe Donaldi u penalizua pasi tentoi ta fuste brenda shtëpisë.

Në një moment, Donaldi i tregon dhe vendin ku i ra të fikët Fifit. “Këtu ka rënë Fifi”, tha Donaldi ndërsa vendos lule fiks në vendin ku ra pa ndjenja. Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja. Ajo shprehu pakënaqësinë dhe madje paralajmëroi vëllezërit Veshaj se do të përballen me një padi ligjore.

“Të gjithë e dinë arsyen pse unë kam dalë nga Big Brother ashtu siç dinë se që nga momenti kur kam dal kam refuzuar ta shohë atë skenë. Sot, kur shoh atë lulen në tokë që gjasme “këtu vdiq Fifi”, atëherë unë po ju them përgatituni me gjyqin.”, dëgjohet të thotë Fifi gjatë një videoje live të bërë menjëherë pas programit.

Reagimi i saj ka shkaktuar mjaft habi pasi Donaldi dhe Fifi njiheshin për raportin e ngushtë mes tyre. Gjatë kohës që Donaldi ndodhej në BB, Fifi i tha nga studioja se kishte bërë një tatuazh për të. “Donald, kam bërë tatuazh një filoqyl.

Unë ty para se të dilja nga shtëpia të kam thënë me jep një premtim, luaj e fito dhe për mua, kështu që vazhdo luaj edhe tregoje kush je ti”, tha Fifi. “Të dua shumë. Dhe kur të dal do e bëj edhe unë tatuazh filoqylin” tha ndër të tjera Donaldi.

Donald gets information from outside again, this time from Fifi - POLITIKOFF

Për më tepër, kur këngëtarja hyri në shtëpinë e famshme për të takuar Monikën, ajo përqafoi dhe Donaldin, të cilit i uroi dhe fitoren. Gjatë një koncerti që mbajti pak kohë më parë Fifi paralajmëroi një surprizë me Donaldin.

Ndërsa fansat bërtisnin Filoqyl, këngëtarja tha: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”, duke nënkuptuar se do të sillnin një surprizë.  Megjithatë, duket se shakaja e Donaldit që bëri ditën e djeshme duket se e ka krisur raportin e tyre miqësor. Sakaq, ende nuk dihet nëse janë sqaruar. /abcnews.al