18/01/2025

Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë. Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes.

Por, cilat janë arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes?

Do të hidratoheni. Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.