0.8 C
Skopje

“Messi diçka tjetër, s’kam parë kurrë si Dembele. Ia kalon Lewandowskit”

schedule22:21 – 9 Shtator, 2022

Martin Braithwaite u largua nga Barcelona dhe tani është pjesë e Espanyol, në të njëjtin qytet. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Catalunya Radio”.

Danezi ka thurur elozhe për Ousmane Dembele, i cili po bën një sezon të mirë me katalanasit.

“Dembele bën më shumë diferencën se Lewandowski. Ousmane është një djalë shumë i mirë, më pëlqen shumë.

Ai ka talent të jashtëzakonshëm, nuk kam parë kurrë si ai. Messi është diçka tjetër, por kurrë nuk kam parë dikë si Ousmane”, është shprehur Braithwaite. / abcnews.al